Vazhdon lufta e Joshua me Fury, ofendojnë rëndë njëri – tjetrin

Vazhdon lufta e Joshua me Fury, ofendojnë rëndë njëri – tjetrin

Ka vazhduar lufta nën hije e dy boksierëve britanik, Anthony Joshua dhe Tyson Fury, të cilët po ofendohen më statuse të rënda në rrjete sociale .

Kampioni botëror i peshave të rënda, Anthony Joshua, sot (e enjte) ka nisur një sulm të tmerrshëm në Tëitter ndaj rivalëve të tij potencialë, duke thënë se Tyson Fury duhet të dobësohet nëse do të ndeshet me të.

Joshua ka tall gjithashtu edhe kampionin e ËBO-së, Joseph Parker, për të cilin ka thënë se po le në rrjete sociale teksa është në pritje të një kontrate të nënshkruar për të luftuar vitin e ardhshëm.

Megjithatë, reagimi i Joshuas ndaj Furyt ishte i ashpër dhe i vrazhdë për shumë njerëz të boksit, por i të njëjtës monedhë ishte i anglezit në drejtim të bashkëkombësit të tij.

“Nuk më bën fare për ty. Siç të thashë më parë do të godasë në fytyrë”.

“Të luftosh me mua është lehtë, por është më e lehtë të godas një rrugaç si ti”.

Joshua mbrojti brezat e tij ndaj Carlos Takam me KO teknik, luftë për të cilën u kritikua n ga Fury dhe Parker. Foto: Getty Images

“Shko te Eddie (Hearn) i cili me sa duket të ka lëshuar nga zinxhirët. Por, do të ishte më mirë të lidh sërish, para se dikush të kafshoj”, ka shkruar Fury në profilin e tij privat në Instagram.

Ndryshe, promotori i njohur Hearn është duke shikuar të gjitha mundësitë për rivalin e ardhshëm të Joshuas, ku do të jetë njëri nga Fury, Parket apo Deontay Ëilder.