Vazhdon gjendja e njëjtë e Bajram Rexhepit

Vazhdon gjendja e njëjtë e Bajram Rexhepit

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili u shtrua në Qendrën Klinike Universitare Kosovës, pas një sulmi në tru që pësoi të hënën mbrëma vazhdon të mbetet nën për kujdesin shëndetësor mjekësor në mjekimin intensiv.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë se ekipi mjekësor i udhëhequr nga anesteziologët dhe stafi i tij po vazhdojnë me përkujdesjen ndaj Rexhepit.

“Ish-kryeministri, vazhdon të mbetet nën përkujdesen shëndetësor mjekësor në mjekimin intensiv në QKUK, nga ekipi mjekësor i udhëhequr nga anesteziologët dhe stafi i këtij shërbimi”, tha Fazliu për Express.

Sipas tij, konsiliumi mjekësorë po e përcjellë gjendjen dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ditët në vazhdim, përfshi ditët e vikendit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi iu ka nënshtruar ndërhyrjes operative kirurgjike në Klinikën e Neurokirurgjisë, në mënyrë që të evitohen përparimet e mëtejme të dëmtimeve të trurit./Insajderi.com