Vazhdon dita e dytë e G20-s, takohen Obama-Erdogan

Presidenti amerikan Barak Obama, po vazhdon ditën e dytë në takimin e G20-s në Kinë.

Vazhdon dita e dytë e G20-s, takohen Obama-Erdogan

Obama sot do të takohet me homologët nga Turqia dhe Britani e Madhe, njofton CCN.

Kjo është dita e dytë e takimeve të Obamës pas mbërritjes së tij të shtunën, ku e pati një pritje të ftoftë nga homologu i tij kinez.

Ai dje është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, ku biseduan për reduktimin e karbonit, ndërsa sot do ta presë në takim presidentin turk, Regjep Taip Erdogan./Insajderi.com