Vazhdon bllokimi i punimeve në rrugën që lidh 2 lagje të Gjilanit

Vazhdon bllokimi i punimeve në rrugën që lidh 2 lagje të Gjilanit

Qeverisja lokale e Gjilanit është zotuar se do të zhbllokojë punimet në ndërtimin e rrugës, e cila lidh lagjen “Iliria” me lagjen e “Kumanovës” meqë ata kanë përgatitur një marrëveshje mirëkuptimi dhe se presin që të nënshkruhet edhe nga përfaqësues të shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani” me qëllim që të arrihet zgjidhja e kontestit pronësor.

Arsyeja e ndërprerjes së punimeve në muajin prill ishte bërë pjesa e pronës e shoqatës ku edhe mendohet të ndërtohet traseja e rrugës ku, sipas projektit, është paraparë rrënimi i objektit që i takon Shoqatës së Gjahtarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo Komuna do të ketë telashe ligjore për arritjen e një Marrëveshjeje mirëkuptimi me këtë shoqatë, ngase është duke u drejtuar nga dy kryetarë, të cilët e kontestojnë njëri-tjetrin dhe janë në kontest gjyqësor.