Vazhdon beteja gjyqësore rreth këngës “Stairway to Heaven”

Vazhdon beteja gjyqësore rreth këngës “Stairway to Heaven”

Vendimi se kënga “Stairëay to Heaven” e grupit Led Zeppelin nuk është plagjiat, është dërguar në një gjykatë apeli në Los Angeles të ShBA-së, raporton Reuters.

Ankesa ishte bërë nga Michael Skidmore, kujdestari i këngëve të Randy Wolfe, pjesëtarit të grupit, Spirit.

Ankuesi nuk ka arritur më parë të bind një juri të një gjykate në Los Angeles për pretendimin se pjesa e fillimit e këngës që luhet me kitarë është e vjedhur.

Ankesa është bërë në fund të muajit qershor, por gjykata në Los Angeles vetëm tash e ka pranuar se vendimi i tyre është dërguar në Apel.

Nuk është e qartë se kur mund të merret vendimi i Apelit./rel.

Foto: Wikimedia Commons