Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Mërgimtarët shprehën të zhgënjyer me institucionet e vendit për këtë situatë. Pritjet e tyre kanë zgjatur deri në pesë orë.

Madje këto kolona po vazhdojnë edhe sot. Të tillë që po presin në kolonë kanë bërë të ditur se në Merdarë, duhet të pritet rreth një orë për të lëvizur vetëm 20 metra, njofton lajmi.net.

Ndërkohë, ata ankohen se kolona është bërë disa kilometra.

Pritjet e gjata në Merdarë tashmë janë bërë të zakonshme për mërgimtarët, të cilët vinë gjatë verës për pushime në Kosovë. Ata shprehen të zhgënjyer me institucionet e vendit për këtë situatë.

Policia e Kosovës thotë se po bën të pamundurën për t’i zvogëluar pritjet e gjata në këtë pikë-kalim kufitar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për shtimin e kapaciteteve me zyrtarë policorë, në mënyrë që të garantohet një lëvizje sa më e shpejtë nëpër pikën kufitare. Por, sipas tij, kjo vonesë po shkaktohet nga pala serbe.

Policia e Kosovës lut bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë edhe pikë-kalimet e tjera kufitare pasi, sipas tyre, më e ngarkuara është ajo në Merdare.