Vazhdojnë mashtrimet nga hipermarketet – VivaFresh shet produkte pa afat dhe manipulon me “zbritje” 

Vazhdojnë mashtrimet nga hipermarketet – VivaFresh shet produkte pa afat dhe manipulon me “zbritje” 

Qysh prej raportimeve të para të Insajderit lidhur me mashtrimet që hipermarketet e mëdha në Kosovë po i mashtrojnë konsumatorët duke ua prezantuar tjera çmime në rafte dhe duke i detyruar të paguajnë tjetër çmim tek arka, dhjetra fotografi kanë arritur në adresën e redaksisë.

Gjobitet “Viva Fresh” për mashtrim ndaj konsumatorit me çmime të produkteve

Shumica e këtyre mashtrimeve vijnë nga marketet e mëdha. E përpos mashtrimeve në çmimet e reklamuara në rafte, Viva Fresh përdorë edhe një formë tjetër të mashtrimit: zbritjet.

Një qytetar i ka dërguar Insajderit një video në të cilën dyqani i “Viva Fresh” në Lipjan ka mashtruar duke e paraqitur një produkt që është në “Zbritje”, por në fakt produkti ka pasur çmim më të ulët përpara se t’i “zbritet” çmimi.

Gjobitet “Viva Fresh” për mashtrim ndaj konsumatorit me çmime të produkteve

Siç shihet në video, produkti ka kushtuar 4 euro e 99 cent para se t’ia “zbresë çmimin” në 5 euro e 99 cent.

Një tjetër mashtrim i “Viva Fresh” është edhe më i madh. Në degën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë, po shiten produkte me afat të skaduar./Insajderi.com

Mashtrimet e konsumatorëve nga hipermarketet – dënohet edhe “Super Viva”