Varroset sot 15-vjeçari që humbi jetën në pishinë

Varroset sot 15-vjeçari që humbi jetën në pishinë

15 – vjeçari nga Mitrovica, Adonis Mentor Boja i cili humbi jetën tragjikisht në një pishinë në Mitrovicë do të varroset sot.

Varrimi i të ndjerit bëhet në fshatin Kernicë (komuna e Klinës) në ora 17:00. Nisja e funeralit bëhet nga varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës prej orës 16:00. I ndjeri Adonis Boja ishte maturant i SHFMU “Nonda Bulka” Mitrovicë.

I ndjeri u aksidentua të dielën në njërën nga pishinat e Mitrovicës. Kishin qenë shokët e tij ata të cilët në gjendje të rëndë shëndetësore e kishin nxjerrë nga uji.

Ai kishte qëndruar disa ditë në QKUK, mirëpo lëndimet që kishte marrë nga aksidenti kanë qenë fatale për të.