Varrosen sot mbetjet mortore të viktimave shqiptare të masakrës së vitit 1913

Varrosen sot mbetjet mortore të viktimave shqiptare të masakrës së vitit 1913

Sot në Zajaz të Kërçovës, do të varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat e vitit 1913, dhe deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive.

Me kërkesë të këshillit organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve në shekullin e kaluar, Ali Ahmeti, si iniciator i aktiviteteve për zbardhjen krimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve, do të mban fjalë rasti para të pranishmëve, bashkë me Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, dhe Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe tash ministër i Diasporës.

Sipas një njoftimi, varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës me fillim në ora 13:00.