Varrosen në Pozheran katër viktimat e aksidentit që ndodhi në Prishtinë

Varrosen në Pozheran katër viktimat e aksidentit që ndodhi në Prishtinë

Në varrezat e Pozheranit në praninë e familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Enver Alidema dhe Ekrem Alidema dhe dy bashkëshortëve të tyre Negjarije Lutfiu -Alidema dhe Ganimete Iberhysaj-Alidema që humbën jetën në një ngjarje të rëndë.

Me rite fetare, mes lotësh dhe fjalëve familjarët i dhanë lamtumirën e fundit më të dashurve të tyre duke uruar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më.

Familja Alidema ka falënderuar të gjithë  të pranishmit për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atyre në fatkeqësinë që u ndodhi.

Dy meshkuj dhe dy femra kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte, në hyrje të Prishtinës. Aksidenti kishte ndodhur pasi vetura e tipit “Audi” me targa gjermane kishte kaluar rrethrrotullimin dhe kishte rene poshte. Shpejtesia eshte konstatuar si shkaktar i ketij aksidenti./PlusTv