Varrezë masive në Prizren, zhvarrosen mbetje mortore të disa personave

23.03.2017 17:34
Varrezë masive në Prizren, zhvarrosen mbetje mortore të disa personave

Në varrezat e qytetit të Prizrenit në lagjen Tusuz, sot me urdhëresë të Prokurorisë Speciale, janë realizuar gërmimet vlerësuese të cilat kanë rezultuar me zhvarrosjen e mbetjeve mortore të disa personave.

Megjithatë, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Garaj, ka thënë për se vetëm pasi të ndjeken të gjitha procedurat e nevojshme mjekoligjore, përfshirë këtu edhe identifikimet përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i personave të zhvarrosur dhe nëse të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura sot iu përkasin personave të zhdukur si pasoje e luftës së viteve 1998-’99.

Bëhet e ditur se gërmimet vlerësuese në dy lokacione brenda hapësirës së ‘Vendvarrezave të qytetit të Prizrenit’ dhe zhvarrimet e mbetjeve mortore, janw realizuar nga ekspertët mjekoligjor vendor dhe të EULEX-it, me përkrahjen e Njësitit të Policisë për Hetimin e Kriimeve të Luftës dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Me ketë rast, Garaj ka shprehur mirënjohjen për punën dhe angazhimin e gjitha institucioneve kompetente, si Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Njësitin e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Institutin e Mjekësisë Ligjore , dhe para se gjithash për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur për mbështetjen e vazhdueshme të dhvnv në procesin e ndriçimit të fatit të të gjithë personave të zhdukur. / gazetametro.net