Vannesa Hudgens nën hetime

Vannesa Hudgens nën hetime

Aktorja Vannesa Hudgens  dhe i dashuri i saj janë nën hetime nga ana e policisë amerikane, pasi dyshohet se  kanë dëmtuar thesare të çmuar në zonën Sedona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, në njërin nga gurët e çmuar e kësaj zone, ku  kishin gdhendur emrat e tyre së bashku në një zemër.

Sedona është një lokacion i vogël në Arizona, ku është e ndaluar me ligj që të dëmtohet sipërfaqja natyrore e zonës.

Fotoja e publikuar nga ta ka nxitur autoritetet në ShBa që të reagojnë, dhe në rast se dënohen, ata do të detyrohen të paguajnë vlerën e 5000 dollarëve apo gjashtë muaj burg.

Vannesa Hudgens dhe i dashuri i saj Austin Bulter ishin në këtë zotë për ditën e Shën Valentinit./Insajderi