Van Persie kthehet në shtëpi – nënshkruan me Feyenoordin

Van Persie kthehet në shtëpi – nënshkruan me Feyenoordin

Sulmuesi holandez, Robin van Persie, ka kompletuar transferimin e tij në Feyenoord.

Van Persie është rikthyer në Feyenoord, klub nga i cili ishte larguar para 14 vitesh për Arsenalin.

Sulmuesi holandez kishte filluar karrierën në këtë klub, duke dalur nga akademia e klubit, për t’u transferuar më pas në Arsenal, Manchester United dhe më pas Fenerbahce.