Van Persie i pakënaqur me trajnerin e Fenerbahçes

Van Persie i pakënaqur me trajnerin e Fenerbahçes

Ish-sulmuesi i Arsenal dhe Manchester United Robin van Persie ka kritikuar trajnerin e Fenerbahces, Vitor Pereira, pasi pretendon se ai nuk mund ta ndihmojë ekipin e tij nëse vazhdon të zëvendësohet çdo ndeshje.

Holandezi iu bashkua turqve gjatë verës së kaluar për 4,5 milionë euro, dhe ka arritur të shënojë nëntë gola në 20 ndeshje gjatë këtij sezoni.

Megjithëse ka gjetur rrugën e rrjetës katër herë në gjashtë ndeshjet të fundit për ekipin, 32-vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë për 90 minuta gjatë vitit 2016. Në pesë ndeshjet e fundit ai është nxjerrë nga loja dy herë dhe tre herë të tëra është futur si zëvendësues.

“Fenerbahce ka paguar një shumë të lartë për mua në mënyrë që të ndihmoj ekipin,” shprehet Van Persie për faqen turke të internetit Fanatik. “Por unë nuk mund të kontribuoj aq shumë sa dua kur më nxjerrin zëvendësojnë çdo ndeshje. Duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë”, përfundon ish-kapiteni i Arsenalit dhe Kombëtares Holandeze.

Fenerbahce është lider në kampionatin turk momentalisht, dhe shihet favorit kryesor për fitimin e kampionatit të sivjetmë.