Van Gaal: Mourinho luan futboll të mërzitshëm, stili im ishte më atraktiv

Van Gaal: Mourinho luan futboll të mërzitshëm, stili im ishte më atraktiv

Louis van Gaal ka kritikuar Jose Mourinhon, duke i quajtur ‘të mërzitshme’ taktikat e tij te Manchester Unitedi.

Ish-trajneri i Manchester United, Louis van Gaal, ka sulmuar Jose Mourinhon për ‘futbollin e mërzitshëm’ të portugezit, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi

Holandezi u shkarkua në vitin 2016 nga ‘Djajtë e Kuq’, për t’i lënë vendin Jose Mourinhos.

Por, Van Gaal së fundmi pohoi se futbolli i tij ishte shumë më atraktiv se sa ai i portugezit.

“Ne luajtëm futboll i cili ishte mjaft i mirë. Por, në angli nuk vlerësohet futbolli”, tha Van Gaal për ‘Fox Sports’ në Holandë.

“Tani, kur shikoj Unitedin, më duhet të konkludoj se Mourinho nuk po kritikohet, derisa po luan futboll shumë më të mërzitshëm”, shtoi Van Gaal.

“Ajo çfarë United prodhon tani është futboll defanziv, unë gjithmonë kam luajtur futboll sulmues”, përfundoi Van Gaal.

Mourinho ka marrë kritika për lojën e vakët të ekipit të tij, në humbjen nga rivali Manchester City këtë të diel. /Insajderi