Valverde s’i “beson” diferencës së madhe me Real Madridin

Valverde s’i “beson” diferencës së madhe me Real Madridin

Valverde preferon të fokusohet te ekipi i tij dhe të mos flas për diferencën me rivalët.

Ernesto Valverde e pranon se pavarësisht diferencës së madhe me Real Madridin, La Liga është shumë e gjatë dhe se gjithçka mund të ndodhë deri në fund, pasi kanë mbetur edhe 28 ndeshje.

Kjo diferencë mund të shkojë në 11 pikë, nëse nesër Barcelona fiton kundër Sevillas.

“Diferenca në 11 pikë? Kjo tashmë ka filluar. Duhet të mendojmë vetëm te paraqitjet tona dhe të fitojmë kundër Sevillas. Ka mbetur edhe shumë në La Liga për t’u gëzuar”, tha Valverde, duke kërkuar nga lojtarët që të mos mendojnë një gjë të tillë dhe të shkojnë hap pas hapi.