Valon Behrami largohet nga Watfordi

Valon Behrami largohet nga Watfordi

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami, është pranë kalimit si lojtar i lirë te skuadra e Sionit nga ajo angleze, Waftford.

Kështu kanë raportuar të premten mediat në Angli. “Valon Behrami do të largohet nga Watfordi për t’iu bashkuar Sionit si transferim i lirë”, shkruan “lematin.ch”, duke iu referuar mediave angleze.

Por edhe vetë trajneri i klubit Watford, Marco Silva, ditë më parë tha për mediat angleze se Behrami nuk është në planet e tij për edicionin 2017/2018.

“Valoni nuk do të qëndrojë me ne. Është koha për të që të gjejë një zgjidhje tjetër në karrierën e tij”, pati thënë Silva. Behrami, 32-vjeçar, me Watfordin ka kontratë deri në verën e vitit 2018.