Valdete Idrizi, fituese e Çmimit Ndërkombëtar për Paqe

Valdete Idrizi, fituese e Çmimit Ndërkombëtar për Paqe

Valdete Idrizi, aktiviste nga Mitrovica, ka fituar çmimin ndërkombëtar për paqe “TheWIFTS Peace Award 2016”.

Ky çmim ndahet nga fondacioni që promovon dedikimin me pasion dhe integritet e barazi me qendër në Londër.

Kjo organizatë mbledh gratë nga mbarë bota nga të gjitha sferat e jetës, të dedikuara me pasion në fushën e tyre.

Valdete Idrizi është aktiviste dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “CIVIKOS”, e njohur për veprimtarinë e saj në dy anët e ndara të Mitrovicës, veri edhe jug.

Ajo qysh nga përfundimi i luftës është angazhuar në shumë projekte me synim heqjen e barrikadave dhe bashkimin e qytetit të saj të lindjes, transmeton “zeri.info”.

Valdete Idrizi merret aktivisht me të drejtat e njeriut dhe të grave, barazi gjinore dhe temat më të ndjeshme të shoqërisë kosovare.

Ajo ka qenë fituese e parë e Çmimit për Guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2008 edhe Çmimin tjetër për Paqe, që i është ndarë nga federata evropiane “Optimist Internacional”.

Kurse çmimin e fundit pritet që ta pranojë pas pak ditësh në Londër. /Insajderi.com