Valdano: Messi më shumë përdor kokën se sa këmbët

Valdano: Messi më shumë përdor kokën se sa këmbët

 

Ish menaxheri i Real Madridit Jorge Valdano, ka thënë se Messi është një makinë golash i cili e përdor më shumë kokën se sa këmbët.

“Limiti i Messit nuk është fizik, por mendor. Mos prisni që nga vitet të ulë nivelin e tij. Edhe pse do ta shikoni duke ecur më ngadalë, ai gjithmonë do të jetë vendimtar, derisa vullneti është i lejuar”, ka thënë ai për “France Football”.

Ai e ka komentuar ndeshjen e tij të fundit me Manchester City-in, ku ka thënë se, “ai ka përshkruar shtatë kilometra, larg dhjetë apo njëmbëdhjetë kilometrave të kolegëve të tij dhe kjo ishte e mjaftueshme që ai ti shënonte tri gola”.

Në ndeshjen e fundit në “Camp Nou”, kundër Mnchester City-it, Mesi ka shënuar tri gola. /Insajderi.com