Vajzave myslimane u mohohet shtetësia zvicerane pasi refuzuan notin me meshkuj

Vajzave myslimane u mohohet shtetësia zvicerane pasi refuzuan notin me meshkuj

Kërkesat për natyralizim nga dy vajza myslimane u mohuan nga autoritetet zvicerane, pasi ato refuzuan të marrin pjesë në mësimet e notit së bashku me meshkuj në shkollë, shkruan gazeta e njohur amerikane Time.

Dy vajzat 12 dhe 14 vjeçare, të cilat jetojnë në Bazel të Zvicrës thonë se feja e tyre i ndalon ato nga ky aktivitet. Duke qenë se mësimet ishin pjesë e programit të shkollës, zyrtarët e panë këtë gjest në kundërshtim me kërkesat për shtetësi të Zvicrës.

“Kushdo që nuk i plotëson këto kushte shkel ligjin dhe kështu që nuk mund të natyralizohet”,” tha kryetari i komitetit të natyralizimit, raporton USA Today.

Rregullat e Zvicrës i japin privilegj asimilimit, por nuk është e pazakontë në qoftë se shtetësia u mohohet dikujt për shkak të mungesës së integrimit, transmeton Insajderi.

Një familjeje nga Kosova u është mohuar shtetësia për shkak të veshjes së “trenerkave” nëpër qytet dhe arsyeja se nuk i kanë përshëndetur fqinjët e tyre. Aplikimi tjetër i familjes u pezullua kur dy djemtë refuzuan të shtrëngojnë duart me mësueset e tyre femra, një praktikë e zakonshme në shkollat zvicerane. /Insajderi.com