Vajzat 8-vjeçare e shesin trupi për shkak të varfërisë së skajshme

Vajzat 8-vjeçare e shesin trupi për shkak të varfërisë së skajshme

Rreth 100.000 vajza të mitura punojnë si punëtore seksi në shtetin e Kenisë. Disa nga to kanë folur për punon që detyrohen ta bëjnë në moshë të mitur.

Michelle, 15-vjeçare, prostitutë: “Isha 12 vjeçe kur linda djalin e parë. S’e njoh babanë e fëmijës tim”.

Diku 10% e të gjitha vajzave në Keni nisin si punëtore seksi qysh në moshën 8 apo 9 vjeçe.

Ato shpesh lindin fëmijë pa e ditur se kush është babai i tyre.

Prostitucioni është i jashtëligjshëm në Keni, por varfëria e skajshme i çon vajzat ta bëjnë një punë të tillë, sepse ato nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër për të fituar para ligjërisht në këtë vend.

“Sikur ta gjeja një punë, do të punoja me zell. Kur punoj e kam një parandjenjë të keqe. Kam frikë se sulmohem, se dikush mund të më rrahë, t’ma thyejë këmbën apo të më vrasë. Kam frikë por prapë e bëj sepse nuk kam opsion tjetër”, ka thënë një tjetër punëtore seksi.

Ato pak para që i fitojnë duke e shitur trupin shpesh u mjaftojnë vetëm për të paguar qiranë dhe blerë pak ushqim.

Grupet për mirëqenien e fëmijëve dhe qeveria nuk janë duke bërë mjaft për ta zgjidhur këtë problem.