Vajza e sulmuesit në Londër kishte refuzuar shaminë

Vajza e sulmuesit në Londër kishte refuzuar shaminë

Vajza e sulmuesit të Londrës, Khalid Masood, nuk u ishte bindur idealeve të babait të vet xhihadist, dhe kishte refuzuar që të hiqte dorë nga jeta e vet e stilit perëndimor.

Teegan Harvey, 18-vjeçe, kishte refuzuar të vishte shaminë dhe t’i bindej mënyrës së jetesës islamike.

Një fotografi e adoleshentes që ka të veshur një fustan të zi joshës duke i buzëqeshur kamerës, pikturon një imazh tjetër krahasuar me atë çka mund të pritet prej një vajze të një terroristi.

Masood vrau tre persona dhe plagosi rreth 50 të tjerë kur e shtypi turmën e këmbësorëve mbi urën e Westminister të mërkurën që lamë pas, shkruan Express.

Ai më pas e theri me thikë për vdekje një oficer të policisë, para se policia ta qëllonte për vdekje në oborrin e Parlamentit të Britanisë.