Vajza e McCain përlotet kur merr këshilla nga Bideni për babanë e saj

Vajza e McCain përlotet kur merr këshilla nga Bideni për babanë e saj

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden i ka ofruar këshilla dhe mbështetje zonjës Meghan McCain rreth sëmundjes së senatorit republikan Jon McCain, gjatë një shfaqje televizive.

Djali i Bidenit vdiq nga i njëjti lloj kancer i trurit që vuan tani McCain.

Zonja McCain, e cila bashkë-organizon programin The View në televizionin ABC, e pyeti Bidenin për këshillat e tij se rreth sëmundjes.

McCain u diagnostikua në verë me glioblastoma, një lloj agresiv i kancerit të trurit.

“Djali juaj Beau kishte të njëjtin kancer që babai im u diagnostikua gjashtë muaj më parë,” tha znj. McCain.

“Unë mendoj për Beau pothuajse çdo ditë dhe mendoj se nuk është kaq e lehtë që të arrini të punoni dhe të jetoni me këtë”.

“Unë e di që ju dhe familja juaj keni kaluar nëpër një tragjedi që nuk mund ta konceptoj”.

Biden tha se tha se McCain është një nga shokët e tij më të mirë, dhe se “nëse dikush mund ta kalojë këtë sëmundje, babai juaj është ai i cili mundet”.