Vajza e Kim Kardashian ndjek hapat e prindërve të saj

Ajo është vajza e një babai reperi dhe një mamaje e cila është yll televiziv. Fjala është për North West, vajzën e vogël të Kim dhe Kanye West.

Vajza e Kim Kardashian ndjek hapat e prindërve të saj

Së fundmi tre vjeçarja është fotografuar nga paparacët, teksa nën shoqërinë e nënës së saj Kim, ajo është shfaqur me plot stil edhe pse mosha e saj është shumë e vogël.

North kishte veshur një palë pantallona të shkurtër me një bluzë të zezë, por që shkëlqimin më shumë ia jepte modeli i flokëve të saj me bishtaleca.

 Ndonëse ende shumë e vogël, ajo ka filluar që tani të ketë shije për modë, njëlloj si i ati dhe e ëma, të cilët janë ikonat për veshjet më me stil. /Insajderi.com