Vajza e ish-presidentit del në publik me të dashurin

Vajza e ish-presidentit del në publik me të dashurin

Malia Obama është një ndër dy vajzat e ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Ajo tashmë është 19-vjeçare dhe më nuk po e fsheh romancën me të dashurin e ri.

Bukuroshja është fotografuar në kryeqytetin francez të Parisit në shoqëri të Rory Farquharsonit.

Dyshja shihet duke shkëmbyer edhe puthjet në qytetin që konsiderohet si i dashurisë.

Theksojmë se çifti për herë të parë është parë në shoqëri të njëri-tjetrit në Universitetin e Harvardit.

ndryshe, Barak Obama u njoftua me Michelle Robinson në vitin 1989, me të cilën u fejua në vitin 1991, ndërsa u martuan në tetor të vitit 1992.

Vajza e parë e çiftit, Malia Ann, lindi më 4 korrik 1998, kurse vajza e dytë Natasha (‘Sasha’) lindi më 10 qershor 2001.