Vajza e cila vullnetarisht iu bashkua ISIS-it, përgjërohet të kthehet në Gjermani

Vajza e cila vullnetarisht iu bashkua ISIS-it, përgjërohet të kthehet në Gjermani

Vajza gjermane 16-vjeçare e cila iu bashkëngjit vullnetarisht luftës së Shtetit Islamik në Mosul, është e dëshpëruar të largohet nga Iraku dhe të kthehet tek familja e saj në Gjermani.

Linda Wenzel ishte 15 vjeçe kur u zhduk nga qyteti i vogël gjerman, Pulsnitz.

Javën e kaluar Wenzel u gjet e gjallë, me plagë dhe tesha të grisura, nga rrënojat e një shtëpie në Mosul, njofton Daily Mail.

Duke folur nga qelia e saj në Bagdad, Linda kishte thënë: “Unë vetëm dua të largohem nga këtu. Dua të largohem nga lufta, nga armët e shumta, nga zhurma. Unë vetëm dua të shkoj në shtëpi tek familja ime.”

Ajo thuhet se ka pësuar një plagë me armë zjarri në këmbën e saj të majtë dhe u tha gazetarëve se dëshiron të ekstradohet në Gjermani, ku do të ishte e gatshme të bashkëpunonte me autoritetet.

Teorikisht, autoritetet irakiane mund ta dënojnë atë me vdekje pasi që Linda ka luftuar në krah të  grupit.

Autoritetet gjermane janë të angazhuar në bisedime serioze me Bagdadin, me qëllime që Linda të ribashkohet  me familjen e saj.

Ambasada gjermane në Bagdad mendohet të jetë në kontakt me zyrtarët irakianë.

Më herët këtë javë, një oficer në njësinë e elitës kundër terrorizmit në Irak tha për gazetën Telegraph se Linda ishte snajperiste e ISIS./Insajderi.com