Vajza 18-vjeçare që mori vëmendjen e gjermanëve me pozitë e saj [VIDEO]

Vajza 18-vjeçare që mori vëmendjen e gjermanëve me pozitë e saj [VIDEO]

18-vjeçarja, Erona Tasholli e cila ka lindur në Gjermani mirëpo ka prejardhje nga Kosova është duke marr vëmendjen e publikut dhe medieve me poezitë e saj emocionuese, shkruan gazeta gjermane “Main-Echo”.

Ajo është fare e re, e rritur dhe e shkolluar në Gjermani. Por me pasionin e saj për shkrimin imagjinativ, tashmë ka depërtuar në jetën kulturore dhe në shtypin gjerman, duke u bërë një zë shqiptar me shkrimet origjinale në fushë të letërsisë!, vazhdon tutje shkrimin gazeta gjermane, raporton Insajderi.

Javën që vjen, Erona do të moderojë një mbrëmje letrare, ku pritet të jetë një garë poetike ku pjesëmarrësit do të jenë nën moshën 25-vjeçare me ç’rast do të prezantojnë punimet e tyre origjinale.

Kjo natë letrare mbahet për herë të dytë dhe është e përkrahur nga kryetari i bashkisë, Andreas Fath.

Erona Tasholli e cila do ta udhëheqë këtë mbrëmje është e angazhuar për integrimin e fëmijëve të refugjatëve dhe se ajo dëshiron të përfundojë një vit vullnetar në Unesco – Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara – pas diplomimit. /Insajderi.com