Ushtarët e Belgjikës në rrugë deri në vitin 2020

Ushtarët e Belgjikës në rrugë deri në vitin 2020

Zgjatet koha e detyrës së ushtarëve në Bruksel deri në vitin 2020, të cilët filluan të patrullojnë në rrugë pas sulmit terrorist të vitit të kaluar.

Komandanti i Forcave Tokësore, Gjenerali i Përgjithshëm, Marc Thys në një deklaratë për mediat tha se është marrë vendim për zgjatjen e “Operacionit Mëmëdheu” deri në vitin 2020, i cili parasheh patrullimin e ushtarëve me qëllim të sigurisë.

Duke bërë të ditur se janë rishikuar programet e trajnimit dhe të stërvitjeve në bazë të rasteve me të cilat mund të ballafaqohesh ushtarët, Thys thotë se problemi më i madh me të cilin përballen është dëshpërimi i ushtarëve të cilët janë në detyrë për 6 muaj pandërprerë nëpër rrugë.

Thyt thotë se janë duke i vazhduar punimet për uljen e kësaj kohe dhe shton se “Duhet të jemi të përgatitur dhe të trajnuar për t’i përmbushur të gjitha misionet.”

Duke theksuar se ushtarët duhet t’i japin prioritet ndërtesave me rëndësi strategjike, Thys thotë se lëvizshmëria e ushtarëve përreth këtyre ndërtesave është shumë e rëndësishme.

Në kuadër të masave të marra pas sulmit terrorist në Bruksel, ushtarët kishin filluar që të ruajnë dhe të patrullojnë zonat e rëndësishme të qytetit. Brenda vitit ishte njoftuar se patrullat ushtarake kanë neutralizuar disa persona të cilët ishin në përgatitje të sulmeve terroriste, raporton Anadolu Agency.

Në sulmet e realizuara më 22 mars të vitit 2016 në një stacion të metrosë dhe në aeroport, 32 persona kishin humbur jetën dhe 270 të tjerë ishin plagosur. Përgjegjësinë e sulmit e kishte marrë organizata terroriste DEASH.