Rreziku nga robotët...

24.03.2017 19:14

Ushqimet që i bëjnë mirë humorit tuaj

24.03.2017 13:03
Ushqimet që i bëjnë mirë humorit tuaj

Dieta e shumëllojshme sjell shumë përfitime për organizmin tonë. Në çdo përbërës  ka disa elementë që në shpesh nuk i dimë ose dimë shumë pak. Ndër avantazhet e shumta që sjell një dietë e përshtatshme është e mirë edhe për mirëqenien e trurit. Por ka edhe disa produkte që na ndihmojnë neve për të qenë në humor të mirë.

Avokado

Avodato shërben në përmirësimin e humorit. Ai është i pasur me vitaminë B dhe është i aftë që të zvogëlojë homocysteinën, një aminoacid që duket se është përgjegjësi kryesor për të kaluar në depresion.

Salmoni

Konsumimi i salmonit ndihmon në lehtësimin e simptomave të ankthit dhe depresionit. Sipas ekspertëve ky peshk përmban sasi të madhe të omega 3., acide yndyrore, të përcaktuar si aleatët më të mirë kundër simptomave të çrregullimeve mendore. Avokado dhe salmoni janë përcaktuar nga dietologët e Zoe Bingley-Pullin  në listën e 5 ushqimeve më të mira që duhen marrë për të pasur një ekulibër të shëndetshëm mendor.

Çokollata e errët

Disa studiues  iu kanë dhënë një grupi njerëzish disa copa çokollate të errët dhe grupit tjetri i dha qetësues të padëmshëm. Të dy grupet iu nënshtruan një aktiviteti stresues. Kur u analizuan  u zbulua se ata që hanin çokollatë të zezë kishin një sasi më të ulët të kortizolit, i njohur ndryshe si hormoni i stresit. Konsumimi i 40 gram çokollatë të zezë në ditë, zvogëlon stresin tek femrat.

Banania

Bananet mund të jenë të domosdoshme për të gjetur humorin e mirë dhe për të reduktuar stresin, falë përmbajtjes së triptofanit, një aminoacid të cilin trupi jonë e kthen në serotoninë një neuro-transmetues që na ndihmon të përmirësojmë gjendjen e shpirtit, sipas Laura Flores, nutricioniste në San Diego. Përveç vitaminës B6 të pranishme në banane, ndihmon gjithashtu për të fjetur më mirë, falë edhe magnezit të pranishëm, që ndihmon të qetësosh muskujt, shkruan gazeta-shqip.

Arra e kokosit

Edhe arra e kokosit është një produkt i aftë të stimulojë prodhimin e serotoninës. Gjithashtu, aroma e saj ul stresin. Në mënyrë të veçantë, nëse i merrni erë arrës së kokosit, juve do të ndiheni më të qetë.  Me këtë frut ekzotik mund të realizohet një vaj që iu jep shije shumë ushqimeve. Megjithatë, përdorimi i tepruar mund të shkaktojë probleme. Prandaj, marrja erë e saj  është zgjidhja më e mirë për të ulur stresin.