Ushqime që nuk duhen mbajtur në frigorifer

10.09.2016 14:59
Ushqime që nuk duhen mbajtur në frigorifer

Nuk ka rëndësi çfarë iu është thënë frigoriferin dhe aftësitë e tij “magjike” ruajtëse. Janë disa ushqime të cilat nuk duhen mbajtur asnjëherë atje.

Domatja

Futja e domates në frigorifer do ‘të ngrijë’ dhe ndalojë edhe pjekjen e tyre. Kjo do të bëjë që shija e domates të humbasë.

Patatet

Mbajtja e patateve në frigorifer mund të ndryshojnë sasinë e sheqerit brenda saj. Kjo jo vetëm do të ndryshonte cilësinë e patates, por gjithashtu do të bënte që ajo të ketë shije shumë të ëmbël kur të gatuhet.

Qepët

Shoqata Ndërkombëtare e Qepës thotë se i vetmi rast kur mund t’i mbani qepët në frigorifer është kur doni të zgjasnin jetëgjatësinë e tyre. Përndryshe, mbajini ato në një vend të freskët dhe të thatë.

Buka

Ngrirja e përkohshme e një fete buke e ndalon atë përkohësisht të humbasë shijen. Por lënia në frigorifer e një buke përshpejton zhvillimin e mykut. Temperaturat e ulëta kristalizojnë niseshtenë e pranishme në bukë, duke bërë që ajo të humbasë shijen dhe vlerat ushqyese.

Bananet

Sipas ‘A Moment of Science’, bananet vijnë nga një klimë e ngrohët tropikale dhe nuk kanë asnjë mbrojteje natyrore kundër të ftohtit.

Hudhrat

Vënia e hudhrave në frigorifer, sidomos në qese plastike, është ftesë për mykun. Mirë është që ato të ruhen në një vend të freskët e të errët, që nuk është frigorifer.

Pjepri

Pjepri mund të ruhet në frigorifer vetëm nëse është prerë. Derisa të ndodhë kjo, mbajeni jashtë tij. Kërkimet kanë treguar se duke e mbajtur pjeprin në temperaturën e dhomës, ruhen më mirë vetitë e tij antioksidante.