US Open, avancojnë Murray dhe motrat Williams

Andy Murray u kualifikua në raundin e tretë të US Open pasi kaloi lehtësisht 3-0 me sete, Marcel Granollers, 6-4, 6-1, 6-4. Tenisti britanik, numri dy në renditjen e përgjithshme mbylli gjithcka në 2 orë e 25 minuta lojë, duke humbur vetëm një gejme me shërbimet e tij, atë të nëntin në setin e parë, por që nuk pati ndikim në rezultatin përfundimtar.

US Open, avancojnë Murray dhe motrat Williams

Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Rios do të përballet në raundit tjetër me italianin Paolo Lorenzi.

Asnjë problem për Juan Martin del Porto, që mposhti 3-0 me sete, 7-6, 6-3 dhe 6-2 amerinakin Johnson. Argjentinasi vuajti vetëm në setin e parë, që e fitoi 7-5 me tia break, ndërsa në dy setet pasardhëse e pati të lehtë ndaj kundërshtarit të tij.

Avancojnë në US Open motra Willimas. Serena, aktualisht numri një në botë, kaloi lehtësisht 2-0 me sete, me të njëjtin rezultat 6-3, bashkombasen e saj King, shkruan supersport.

Vetëm një orë e 7 minuta iu nevojit 6 herë fitueses së US Open për mposhtur numrin 90 në renditje. Venus nga ana tjetër eliminoi gjermanen Georges, duke i fituar të dy setet 6-2 dhe 6-3. Rumunia Halep bëri detyrën ndaj cekes Safarova të cilën e mundi 2-0 me sete, 6-3 dhe 6-4.