Urusi do të ketë edhe versionin hibrid

Urusi do të ketë edhe versionin hibrid

Një version hibrid i të sapolansuarit Lamborghini Uris është i “domosdoshëm”.

Kështu ka thënë për “Auto-Express” një burim i kompanisë, që ka theksuar se modeli mund të debutojë para fundit të dekadës.

Ky opsion i elektrifikuar konsiderohet i domosdoshëm për tregje ku kërkohet teknologjia, sidomos në Kinë.

“Duhet të sigurojmë edhe versionin hibrid si një opsion”, ka thënë ky burim.

Urus, që debuton vitin e ardhshëm, është shpalosur të hënën nga kompania. Modeli i parë SUV nga italianët ka motor 4.0-litërsh me 641 kuajfuqi.