Urimi i veçantë i Erion Veliajt për Shpend Ahmetin dhe Teuta Arifin

27.11.2017 18:04
Urimi i veçantë i Erion Veliajt për Shpend Ahmetin dhe Teuta Arifin

Kryebashkiaku Veliaj ka uruar Shpend Ahmetin, kryetarin e komunës Prishtinë për fitoren e zgjedhjeve vendore në Kosovë. Shpend Ahmeti ka marrë rezultate bindëse duke bërë një diferencë me kandidatët e tjerë.

Gjatë urimit nuk ka lënë pa harruar edhe homologen Teuta Arifin, kryetaren e bashkisë së Tetovës.

“Urime Shpend Ahmeti dhe Teuta Arifi për rizgjedhjen, një vit pas, koha ta çojmë më tej bashkëpunimin”, tha Erion Veliaj.

Një vit më para Veliaj propozoj krijimin e rrjetit të kryetarëve të bashkive dhe komunave që drejtohen nga shqiptarët në rajon “Unionin e Bashkive Shqiptare.” Bashkia e Tiranës, Komuna e Prishtinës, e Tetovës, e Ulqinit dhe ajo e Preshevës mbajtën në Tiranë takimin të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare të Rajonit, me sa duket bashkëpunimi do jetë edhe më aktiv në vazhdim.