Urimet politike të Bajramit – si e lidhën liderët Kurbanin me krizën politike

Urimet politike të Bajramit – si e lidhën liderët Kurbanin me krizën politike

Festa e Kurban Bajramit u urua nga të gjithë liderët e vendit dhe angazhoi gati të gjithë skenën politike në vend që të gjejnë fjalitë më të mira për të uruar besimtarët mysliman.

Por të gjithë ata u munduan që të gjejnë një lidhje mes sakrificës së Kurban Bajramit dhe aktualitetit të tanishëm politik e shoqëror në vend. Disa prej tyre zgjodhën edhe urimet e zakonshme për mirësi dhe më shuumë dashuri me njerëzve.

I tillë ishte edhe urimi i presidentit të vendit, Hashim Thaci. Ai vetëm uroi që familjet kosovare t’i gjejë të bashkuara kjo festë.

 

Urime festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve islamë.Kjo festë e solidarizimit, humanizmit dhe bashkimit të…

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, 31 August 2017

Por pasardhësi i Thaçit në krye të PDK-së, Kadri Veseli, e lidhi sakrificën e Kurban Bajramit me sakrificën e “burrave dhe grave që nuk janë në mesin tonë” duke iu referuar viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

 

Të dashur bashkëqytetarë të besimit mysliman, urime Kurban Bajrami! Në këtë festë të shenjtë, në festën e kujtimit të…

Posted by Kadri Veseli on Friday, 1 September 2017

E kryeministri në detyrë Isa Mustafa u kujdes që urimin për Kurban Bajram ta lidhë me “përbashkimin në vlerat e solidaritetit” duke uruar që “të na prijë e mbara në rrugën e mëtejme të forcimit të shtetit”.

 

Të dashur besimtarë muslimanë,Urimet më të përzemërta për Festën e Kurban Bajramit. Le të mbështetemi te vlerat e…

Posted by Isa Mustafa on Thursday, 31 August 2017

Kandidati për të zënë vendin e Mustafës, Ramush Haradinaj, urimin e tij e lidhi me fuqinë e Kurban Bajramit për ta forcuar “njerëzoren tek njerëzit dhe dashurinë për njëri tjetrën” por e përmendi sakrificën si çmim për ta arritur këtë.

Haradinaj nuk është se ka hasur në dashuri dhe mirëkuptim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta marrë besimin e drejtimit të Qeverisë. Ka më shumë se 2 muaj që po tenton të sigurojë numrat për Qeverinë e re.

Të gjithë qytetarëve të besimit islam, gëzuar Festa e Bajramit të vogël! Këto momente feste, na e forcojnë njerëzoren në…

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, 31 August 2017

Të njëjtin hall sikurse Haradinaj e ka edhe Albin Kurti. Por ai u mor me nevojën e një shteti të barabartë për të gjithë dhe nevojën e “solidaritetit për ata që janë në gjendje të vështirë ekonomike”.

Secila festë fetare e sjell një mesazh e një simbolikë universale, por cili është mesazhi i Kurban Bajramit?Nga…

Posted by Albin Kurti on Thursday, 31 August 2017