“Urdhri” i Ronaldos – e dëshiron Rashfordin tek Reali

“Urdhri” i Ronaldos – e dëshiron Rashfordin tek Reali

Markus Rashford mund të jetë transferimi i bujshëm i Realit të Madridit.

Talenti anglez i Manchester United është prej kohësh një objektiv i “galaktikëve”, por duket se mungesa e një sulmuesi i shtyn këta të fundit të mendojnë më seriozisht për transferimin e Rashfordit.

Në këtë sezon e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira si titullar në skuadrën e Murinjos dhe një telefonatë nga Reali mund ta tundonte.

Për më tepër, në Angli bëjnë me dije se ka qenë Cristiano Ronaldo ai që ka zgjedhur Rashfordin përpara Kane dhe u ka thënë drejtuesve se lojtari i Manchesterit është më interesant dhe do të përshtatej shumë shpejt në skuadrën madrilene.

markus rashford

Sigurisht që Mourinho nuk do ta linte kurrsesi të lirë “djallin” e tij, por lëvizjet e fundit dhe shifrat e çmendura që qarkullojnë kanë prishur rregullat e merkatos.