Urdhri – Besoni tek partia, jo feja

17.11.2017 09:55
Urdhri – Besoni tek partia, jo feja

Një prej figurave kryesore të elitës politike në partinë komuniste kineze kritikoi kuadrot në vend se në vend të Marksit dhe Leninit, respektojnë fantazmat dhe zotat. Në një artikull në gazetën e partisë e përditshmja e Popullit, Chen Xi akuzoi disa zyrtarë se kanë degraduar politikisht dhe moralisht, pasi kanë humbur besimin tek socializmi dhe janë kthyer nga feja, besëtytnitë e akoma më keq tek stili perëndimor me shumë parti.

“Disa nuk besojnë tek Marksi dhe Lenini, por tek fantazmat dhe zotat. Ata nuk besojnë tek idealet, por tek magjia. Ata nuk respektojnë popullin, por padronët”, shkruan Chen, i cili muajin e fundit u bë pjesë e byrosë së plotfuqishme politike me 25 anëtarë.

Artikulli i Chen konfirmon atë që dihej, se anëtarë të Partisë Komuniste, e cila është zyrtarisht ateiste, i është kërkuar t’i qëndrojnë larg fesë.

Aktivistët thonë se armiqësia ndaj fesë është intensifikuar qëkur Xi Jinping u bë President i Kinës në 2012. Raporte të shumta thonë se të krishterëve në Kinë i është kërkuar të heqin imazhet e Jezusit dhe kryqin nga shtëpitë dhe të vendosin foton e Presidentit Xi Jinping.

Nga këto të fundit janë shpërndarë me mijëra së fundmi.

Nisma u konfirmua edhe nga zyrtarë lokalë, të cilit thanë se qëllimi i saj është të bindin njerëzit se gjendjen e tyre mund ta përmirësojë presidenti dhe jo biri i zotit.

Shumë njerëz në zonat rurale janë injorantë dhe mendojnë se zoti është shpëtimtari i tyre, deklaroi një zyrtar lokak i identifikuar si Qi Yan, i cili shtoi se pas punës së kuadrove, njerëzit do ta kuptojnë se nuk duhet të mbështeten tek Jezusi dhe të kenë besim tek feja, por tek partia.

Mediet raportojnë se qytetarë të ndryshëm thonë se nëse nuk heqin simbolet e krishtera nga shtëpitë, nuk kualifikohen për asistencë nga fondi për varfërinë.