Uragani Harvey pritet të godasë Teksasin

25.08.2017 09:42
Uragani Harvey pritet të godasë Teksasin

Uragani Harvey do të godasë bregun jugor të SHBA-ve të premten pasdite ose në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Ekziston droja se kjo mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur kontinentin që nga Katrina në 2005.

Shpejtësitë e erës pritet të arrijë deri në 125 milje për orë. Parashikohet që kjo do të jetë një stuhi e kategorisë 3.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara (NHC) paralajmëroi se Harvey ishte “duke intensifikuar me shpejtësi”.

Drejtuesit e Teksasit kanë kërkuar evakuimin e popullatës në zona më të sigurta.