Ura e Mitrovicës dhe e ardhmja e Ballkanit në Bashkimin Evropian

Ura e Mitrovicës dhe e ardhmja e Ballkanit në Bashkimin Evropian

Ura e Mitrovicës është një simbol i përçarjeve, luftërave dhe dhimbjes që shënon historinë e Ballkanit në 25 vitet e fundit. Ajo urë tani mund të bëhet një simbol i dialogut, pajtimit, shpresës. Unë dua ta rikthej në vëmendje udhëtimin tim nëpër Ballkan duke filluar nga këtu, nga vizita në Mitrovicë, nga ura të cilën unë e përshkova së bashku me njerëz të rinj, me liderë lokalë, me forcat policore të përbëra nga komunitetet serbe dhe kosovare: vetëm disa metra i ndajnë këto dy komunitete. Po të njëjtat metra, sot, mund t’i bashkojnë të dy komunitetet falë Bashkimit Evropian.

Në çdo ndalesë që pata gjatë kësaj vizite – të rëndësishme, të bukur dhe të vështirë në disa raste – unë pashë energjinë dhe shpresën e burrave dhe grave të reja, të cilët janë dhe ndjehen plotësisht evropianë. Ata duan që vendet e tyre të jetë në Bashkimin Evropian, dhe ata kërkojnë nga politikanët e tyre që të ecin në rrugën drejt BE-së me koherencë dhe vendosmëri. Kjo është ajo që ata kërkojnë prej qeverive të tyre, parlamenteve të tyre, dhe prej nesh gjithashtu. Për këtë arsye mesazhi që unë dërgova atje – nga Beogradi në Tiranë, nga Shkupi në Sarajevë, nga Prishtina në Podgoricë – ishte ky: dyert e Bashkimit tonë janë të hapura, dhe ne duam një të ardhme, ku kjo pjesë e Evropës është pjesë përbërëse e Bashkimit Evropian.

Kjo nuk është një ëndërr e parealizuar, por një projekt që mund të realizohet nga brezi jonë, në interes të paqes dhe pajtimit në rajon, të sigurisë tonë të përbashkët dhe të rritjes ekonomike në të gjithë Evropën. Momentalisht, teksa ne reflektojmë mbi të ardhmen e Bashkimit tonë, ne duhet ta dijmë se një teksa një Shtet Anëtar po largohet, të tjera shtete po bashkohen me ne. Dhe më shumë se 70 për qind e qytetarëve të këtyre vendeve mbështesin Bashkimin Evropian.

Ditëve të sotme rajoni përballet me tensione politike, kriza institucionale, vështirësi të forta si në çështje sociale ashtu edhe në ato ekonomike, dhe në sundimin e ligjit, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo rrezikon të shndërrohet në një fushë shahu për lojërat e mëdha të gjeopolitikës globale.

Por kur ju flisni me të rinjtë në Ballkan – por edhe me shumë politikanë të cilët po përpiqen që të fuqizojnë shoqëritë e tyre, për të ndryshuar vendet e tyre dhe të integrojnë rajonin – e sheh se e ardhmja e tyre do të jetë në Bashkimin Evropian, dhe nuk ka asnjë burim tjetër për zhvillim dhe përparim ashtu siç është Bashkimi Evropian. Ne jemi një forcë për paqen, të drejtat, lirinë dhe zhvillimin ekonomik. Dhe kjo është ajo që njerëzit e Ballkanit dëshirojnë dhe kanë nevojë.

Ne jemi atje për ta. Sepse ne e dimë që ky është edhe interesi ynë. Dhe çfarëdo skenari tjetër
do të na kthente neve sërish në tragjeditë e kohërave të fundit. Kjo është arsyeja pse unë do të raportojë rezultatet e vizitës sime dhe do të flas për Ballkanin nesër në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe të enjten në Këshillin Evropian me Kryetarët e Shteteve dhe qeverive.

Opinion nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini – përkthyer nga blogu personal i Mogherinit