United fiton në miqësore me golin e Lukakut

United fiton në miqësore me golin e Lukakut

Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka realizuar sot golin e parë me fanellën e Manchester United, në fitoren 2-1 që “djajtë e kuq arritën ndaj Real Salt Lake, në turneun miqësor që po zhvillojnë në Amerikë.

Pas golit të avantazhit të ekipit amerikan erdhën dy gola të shpejtë nga Mkhitaryan dhe Lukaku, që përmbysën disavantazhin dhe i dhanë fitoren skuadrës së Jose Mourinho.

Sulmuesi që i kushtoi 75 milionë funte skuadrës së Unietd realizoi golin e fitores në minutën e 38-të, ndërkohë që në pjesën e dytë u largua me karton të kuq nga loja edhe Antonio Valencia.

Trajneri Jose Mourinho tha: “Jam i kënaqur, pasi fitorja ka rëndësi, ndërkohë që edhe grupi po konsolidohet”, tha trajneri portugez, që i zëvendësoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Problemi i vetëm është dëmtimi i Juan Mata.

https://youtu.be/lKAhJwEr-q8