United i ‘çmendur’ – mposhtë Middlesbrough për dy minuta

United i ‘çmendur’ – mposhtë Middlesbrough për dy minuta

Skuadra e Manchester Unitedit ka përmbysur 2:1 Middlesbrough në Old Trafford, duke mbyllur kështu vitin me fitore.

Golin e parë e shënuan mysafirët me anë të Leadbitter në minutën e 67’, por Unitedi u kundërpërgjigj me golat e Martial 85’ dhe Pogba 86’.

Pas kësaj fitoreje, United mbetet në vendin e gjashtë me 36 pikë, 13 më pak se sa Chelsea në vendin e parë. /Insajderi.com