United Airlines humb 1 miliardë dollarë pas skandalit me pasagjerin

United Airlines humb 1 miliardë dollarë pas skandalit me pasagjerin

Pas publikimit të videos brutale në internet, të një pasagjerit të gjakosur që shihet teksa largohet me dhunë nga një aeroplan i United Airlines, kompania ka humbur më shumë se 1 miliardë dollarë.

Pasagjeri David Dao, 69, u largua me dhunë për arsye se nuk lejoi ta heqin nga fluturimi që i kishin rezervuar biletën gabimisht vetë kompania. Kjo linjë ajrore bëri bujë në media sociale pas shpërndarjes se videos ku shihet reagimi ekstrem ndaj refuzimit të Daosë.

Të martën në mëngjes, vlera e tregut të linjës ajrore United airlines ra drastikisht më shumën gati prej 1 miliard, raporton gazeta The Guardian.

Deri në pasdite, aksionet filluan të rriten përsëri, pas kërkim faljes së tretë nga drejtori i linjës ajrore Oscar Munoz, i cili u duk më i sinqertë se herëve tjera.

Për këtë ngjarje në Azi u organizua protestë të mërkurën, duke bërë thirrje për bojkotimin e United Airlines. /Insajderi.com