Unikkatil me mesazh për Fadil Vokrrin

Unikkatil me mesazh për Fadil Vokrrin

Pas humbjes së Kosovës nga Islanda në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ka reaguar edhe reperi shqiptar, Unikkatil.

Reperi Viktor Palokaj i ka dërguar një mesazh kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ai ka kërkuar nga kreu i FFK-së që të angazhojë një trajner të rangut të lartë.

“O Fadil Vokrri, merre një trajner të kalibrit botëror për ekipin e Kosovës…”, shkruan në postimin e Unikkatilit në Facebook.

Ndryshe, Kosova pësoi humbjen e katërt pas pesë ndeshjeve në kuadër të Grupit I. /Insajderi.com