Unikkatil feston ditëlindjen

18.03.2017 16:55
Unikkatil feston ditëlindjen

Me muzikën e tij, Viktor Paloka, ka shkruar histori në diskografinë shqiptare dhe ky është një fakt i pakontestueshëm.

Tekstet e tij shoqëruan fansat që prej viteve të 90-ta kur fliste për gjenocidin serb në Kosovë dhe trajtimin e padrejtë për të vazhduar me hite që edhe në ditët e sotme zënë një vend të veçantë në hip-hopin shqiptar.

Njeriu që shkroi histori të këtij lloji të muzikës, sot feston ditëlindjen, shkruan Prive.al.

Unikkatil, i lindur në Prishtinë në vitin 1981 sot mbush plot 36 vite jetë. Urimet për reperin nuk kanë munguar nga fansa, familjarë e miq që për Viktorin dëshirojnë edhe shumë vite tjera. /Insajderi.com