UNICEF: Afër 600 milionë fëmijë në rrezik nga mungesa e ujit

UNICEF: Afër 600 milionë fëmijë në rrezik nga mungesa e ujit

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se për shkak të pakësimit me shpejtësi të burimeve të ujit deri në vitin 2040 për 1 në çdo 4 fëmijë, pra afërsisht 600 milionë fëmijë në të gjithë botën do të jenë të rrezikuar nga vdekja ose sëmundjet.

UNICEF në raportin e saj të publikuar në “Ditën Botërore të Ujit” ka tërhequr vëmendjen në ndikimet mbi fëmijët nga thatësirat që po përhapen me shpejtësi dhe shterjen e shpejtë të burimeve të sigurta të ujit për shkak të konflikteve që ndodhin në shumë vende të botës.

Sipas raportit, 36 vende në botë ku çdo vit e më shumë shtohen kërkesat për ujë dhe ku pakësohen burimet e sigurta të ujit përjetojnë “mangësi jashtëzakonisht serioze të ujit”.

Çdo ditë në botë humbin jetën nga diarreja si pasojë e mungesës së ujit të pastër dhe higjienës mbi 800 fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

Për shkak të pakësimit të burimeve të ujit deri në vitin 2040 në të gjithë botën një në çdo katër fëmijë pra afërsisht 600 milionë fëmijë janë të rrezikuar nga vdekja ose sëmundjet, raporton Anadolu Agency.

Ndër të tjera në raport tërhiqet vëmendja se shumë fëmijë nuk shkojnë në shkollë teksa përpiqen të gjejnë për orë të tëra ujë të pastër në rajonet e goditura nga thatësira si dhe vajzat në disa raste përballen me sulme.

Në Somali, Sudanin e Jugut, Nigeri ku ka thatësira dhe në Jemen ku ndodhin konflikte të armatosura 1.4 milionë fëmijë ndodhen përballë mungesës ekstreme të ushqimit.

Më tej në raport thuhet se më shumë se 9 milionë njerëz në Etiopi këtë vit mund të përballen me probleme në gjetjen e ujit të pastër për pije.

Sipas raportit gjysma e popullsisë së botës në vitin 2050 nuk do të kenë mundësi të gjejnë mjaftueshëm burime të ujit.