UNHCR-ja demanton deklaratat e ministrit serb për 200 mijë serbët e zhvendosur

UNHCR-ja demanton deklaratat e ministrit serb për 200 mijë serbët e zhvendosur

Deklaratave të Beogradit zyrtar se janë afro 200 mijë serbë të zhvendosur nga Kosova gjatë luftës së fundit, të mërkurën u është bashkuar edhe zyrtari i Qeverisë së Kosovës.

Ka qenë zëvendëskryeministri i Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, Dalibor Jevtiq, ai që në mediat serbe është cituar të ketë thënë se serbët e zhvendosur nuk kanë mundësi të kthehen në Kosovë. Jevtiq ka thënë se aktualisht janë afro 200 mijë serbë të zhvendosur, shkruan Koha Ditore.

Deklaratat e Jevtiqit, i cili njëherësh është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim, nuk janë komentuar nga Qeveria e Kosovës, ndërkohë që shifrat e përmendura nga ai demantohen nga Zyra e UNHCR-së në Kosovë.