UNHCR: Afër 4 milion fëmijë refugjatë jashtë shkollave

UNHCR: Afër 4 milion fëmijë refugjatë jashtë shkollave

Më shumë se gjysma e gjashtë milionë refugjatëve të moshës shkollore nuk i ndjekin mësimet ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, (UNHCR).

UNHCR ka bërë thirrje që bota të bëjë më shumë në drejtim të mundësimit të së drejtës për shkollim.

Në raportin 48 faqesh të publikuar nga UNHCR-ja të enjten me titull “Arsimi për refugjatët në krizë”. thuhet se 3.7 milionë fëmijë të moshës shkollore që janë nën mandatin e UNHCR-së nuk kanë qasje në arsimin shkollor.

Rreth 900 mijë prej tyre janë sirianë.

Mungesa e shkollimit bazik ndikon shanset e refugjatëve, thuhet në raportin e UNHCR-së. Derisa sipas tij, vetëm një në 100 refugjatë arrin të hyjë në universitet, krahasuar me një në tre të rinj të zakonshëm. /Insajderi.com