“Unë s’kam pasur faj” – Berisha rrëfen “përleshjen” me basketbollistin e Shqipërisë

“Unë s’kam pasur faj” – Berisha rrëfen “përleshjen” me basketbollistin e Shqipërisë

Dardan Berisha ka shfajësuar veten për polemikat dhe sulmet verbale mes tij dhe basketbollistit të Shqipërisë, amerikanit të natyralizuar Mike Moser.

Siç raportoi gazeta Panorama-Sport, në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll, ditën e shtunë, Berisha pati një “përleshje verbale” me basketbollistin e kombëtares shqiptare, Mike Moser.

Madje, siç shkruante gazeta shqiptare, Berisha e fyu në terma raciste basketbollistin me ngjyrë të Shqipërisë.

Por, për atë që u konsiderua skandal i shkaktuar nga Berisha, basketbollisti nga Peja thotë se nuk kishte faj.

“Dikush ma shumë dashakeq është tregu sesa që ka ndodhë këtu. Unë gjysmën e lojtarëve që luajnë për Shqipërinë i kam shokë. Kam luajtur me Gerti Shimën që kam luajtur shumë vjet bashkë edhe me Endritin [Hysenagollin]. Unë e di 100 për qind çfarë kam bërë dhe unë faj nuk kam pasur”, ka thënë Berisha për Kohavision.

Kosova dhe Shqipëria kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore mes vete të shtunën dhe të dielën. Të dy ndeshjet i ka fituar Kosova. /Insajderi.com