“Unë e rraha Feron”- reperi prishtinas pretendon se do ta shkatërrojë reperin nga Gjilani

“Unë e rraha Feron”- reperi prishtinas pretendon se do ta shkatërrojë reperin nga Gjilani

Arjan Sjarina është reperi nga Prishtina që pretendon se ka qenë njëri nga personat që ka rrahur reperin Feronit Shabani – Fero, të martën në mbrëmje në Prishtinë.

Sjarina, i cili është reper, ka postuar videon e rrahjes së Feros në rrjetin social Instagram dhe ka shkruar se kishte qenë i përfshirë në sulmin ndaj reperit gjilanas.

“As ni boks valla hiq hahahahahah p.sh fighti osht 2 vs 2 kqyrne mirë 2 tjerët tanët nuk kanë prek. Na nuk jemi p**** realG deri n’dhe lehtë o me hap gojën por zor me majt”, ka thënë Sjarina.

https://www.instagram.com/p/Bgl2n5ahCzn/?taken-by=arjan.sjarina

Ndërkaq, në një prononcim për Insajderin, menaxheri i Feros, Meti Elshani ka deklaruar se nuk i njeh personat që sulmuan Feronit Shabanin, mëngjesin e së mërkurës në ambientet e jashtme të njërës prej qendrave tregtare në Prishtinë.

“Jo nuk i njohim [sulmuesit v.j], kurrë nuk i kam parë. As Fero as kërkush nga ne nuk ka pasur probleme me dikënd më heret”, ka deklaruar Elshani për Insajderin.

Kurse, Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka arrestuar ende asnjë person lidhur me sulmin ndaj Feros.

Për të parë videon, klikoni këtu: https://video.gjirafa.com/insajderi?video=ekskluzive-rrahja-dhe-kercenimi-ndaj-reperit-fero