Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber, para një muaji befasoi të gjithë me propozimin për fejesë që i bëri të dashurës Hailey Baldwin.
Ishte krejt i papritur një lajmi tillë, pasi që këngëtarit nuk i ecën mirë lidhjet e kaluara me femra të njohura për audiencën.
Tani që lidhja e tyre ka marrë plotësisht kahje serioze, çifti nuk i ndahen njëri-tjetrit kudo në pushime, vikende së bashku e vende argëtuese.
Por, fejesa e tij, bëri bujë edhe për një tjetër arsye.
Ishte unaza rreth gjysëm milioni dollarë për 6-10 karat, që mori gjithë vëmendjen, pasi që duket vërtetë madhështore.
E dashura Baldwin, nuk heziton tashmë ta fokusojë në çdo imazh që publikon, për dallim prej ditëve të para si e fejuara e këngëtarit të famshëm.