Umtiti më i mirë në Barcelonë

Umtiti më i mirë në Barcelonë

Humbja 2-1 e pësuar në javën e fundit të kampionatit kundër Deportivos ka qenë e treta në këtë sezon të La Liga-s për Barcelona-n, që ka zhvilluar ndeshjen e nëntë të kampionatit pa pasur në dispozicion Samuel Umtiti.

Gjashtë takimet e tjera ku ka munguar francezi janë mbyllur në barazim. 23-vjeçari është kthyer si shpëtim për katalanasit sepse kur ai luan, Barcelona fiton.

Në 16 ndeshjet që trajneri Luis Enrique e ka aktivizuar francezin nga minuta e parë, Barça ka arritur të marrë gjithmonë tri pikët. Dhe nëse fitorja është e sigurt kur ai luan, humbja është pothuajse e pashmangshme kur ai nuk është në fushë, shkruan Telesport.

Më specifikisht, në njëmbëdhjetë ndeshjet që ai nuk ka luajtur në të gjitha kompeticionet, katalanasit kanë arritur të marrin vetëm dy fitore: kundër Sportin Gijon në transfertë dhe kundër Deportivos në “Camp Nou”.

Në takimet e tjera kanë ardhur gjashtë barazime dhe tri humbje. Rastësi ose jo, e vërteta është se Umtiti ka treguar se është lojtari që jep më shumë rezultate në krah të Gerard Pique dhe se ka qenë blerja më e mirë e merkatos.

Paraqitja e tij, me përjashtim të ndeshjes së luajtur në Paris, ka qenë gjithmonë perfekte.